RRETH NESH

 DIL KOM është një kompani private e specializuar е cila merret me komprimimin e ajrit si një proces teknologjik i kompletuar – prodhim, trajtim, distribuim dhe përdorim.

Kompania jonë tashmë 20 vite po realizon një biznes të suksesshëm dhe është bërë e njohur në treg në fushën e shitjes, servisimit dhe instalimit të kompresorëve dhe stacioneve të kompresorëve. DIL KOM është një kompani profesionale në shërbimin tuaj që nuk ju ofron vetëm prodhime, por edhe zgjidhje. Synimi jonë është përsosja e vazhdueshme dhe konkurrenca në treg.

Puna jonë u dedikohet ndërmarrjeve të cilat duan të sigurojnë prodhimtari të vazhdueshme me furnizim dhe servisim në kohë të kompresorëve. Vlera e të gjithë investimit për biznesin është 100% e mbuluar nga Dimitrija Dimeski.

 

 MISIONI

Të distribuojmë vlera maksimale tek klientët tanë.

Ta përsosim ekipin tonë si një nga vlerat tona më të larta.

Të sigurojmë zhvillim të pandërprerë të kompanisë.

 

VIZIONI

Ndjehemi krenar për arritjet në të kaluarën dhe të motivuar nga sfidat e të ardhmes. Me përshtatje ndaj ndryshimeve në mjedisin që na rrethon, me aftësinë për të zbuluar dhe për të shfrytëzuar mundësitë që na i ofron tregu dhe me dëshirën për një zhvillim, mësim dhe realizim të vazhdueshëm, ne kemi ndërtuar një traditë 20 vjeçare të të qenit të suksesshëm në punë. Synimi jonë është e ardhmja, sfidat e reja dhe idetë që paraqesin mundësi për rritje dhe zhvillim të mëtejshëm.

This template supports the sidebar's widgets. Add one or use Full Width layout.