SHËRBIMET

Qendra për servisim DIL KOM është e përgatitur për të plotësuar të gjitha kërkesat e klientëve për të realizuar nivelin e nevojshëm të mbështetjes për mbrojtjen e biznesit të tyre si një prioritet më i lartë. Fleksibiliteti dhe përshtatja e mbështetjes me servisim sipas nevojave të klientit mundësojnë një zgjedhje të shërbimeve për servisim dhe mbështetje e cila është më e përshtatshme për nevojat e tyre. Mundësia për mbështetje 24x7x365 paraqet një siguri shtesë dhe garanci për cilësinë dhe precizitetin e shërbimeve për klientët e qendrës për servisim DIL KOM.

Ekipi që bën servisimin pranë DIL KOM ka një trajnim të lartë teknik dhe është i përgatitur për zgjidhjen edhe të problemeve më të ndërlikuara. Ekipin e përbëjnë inxhinierë dhe teknikë të certifikuar për një gamë të gjerë produktesh nga shitës të njohur botëror, si: TAMSAN, TRUDBENIK DOBOJ etj.

Përvoja e madhe praktike “Hands–on”, edukimi i vazhdueshëm, puna në ekip gjatë zgjidhjes së problemeve komplekse me nivele të ndryshme të mbështetjes janë fakte të cilat ndikojnë që klientët DIL KOM-in ta shohin si një partner stabil dhe të sigurt i cili është i aftë të përballet edhe me problemet më të ndërlikuara.

Qendra për servisim e  DIL KOM disponon me rezerva të pjesëve për ndërrim dhe pajisjeve të cilat mundësojnë një zgjidhje të shpejtë të problemeve kritike, gjë që është shumë me rëndësi për klientët që kanë kontrata për mirëmbajtje të një niveli më të lartë.

Kapacitetet, mundësitë dhe ekspertiza e qendrës për servisim bëjnë që DIL KOM të spikatet si një kompani me kapacitete për mirëmbajtjen e kompresorëve me një vëllim dhe kompleksitet më të madh. Si rezultat i akreditimeve dhe certifikimeve të shumta me të cilat disponon ekipi i DIL KOM, kompania ka krijuar partneritet dhe ka fituar autorizime për servisim nga numri më i madh i brendeve kryesore botërore.